Dasmë e pazakontë në Korçë, nusja merret me kamionë

Ndryshe

Dasmë e pazakontë në Korçë, nusja merret me kamionë

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 12:35
Pamje nga video

Dasma është kthyer tashmë në një eveniment ku ndodhin “çudira’’. Të gjithë mundohen të realizojnë një dasëm të veçantë që të mbahet mend gjatë nga njerëzit.

Ditën e djeshme në Maliq të Korçës, njerëzit kanë parë ndoshta dasmën më të veçantë të zhvilluar nga këto anë. Dhëndri është nisur për të marrë nusen me një eskortë të pazakontë. 

Kanë qenë pesë koka trailerash të udhëhequra nga dhëndri me trailerin e tij tip “Scania”. Një dukuri e tillë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë personave aty pranë.

Për çdo person, dita e dasmës është sigurisht një nga ditët më të veçanta në jetë dhe që mbahet mend gjatë, ndërsa dasma në fjalë nuk do të ngelet vetëm në kujtesën e çiftit të ri, por e të gjithë të pranishëmve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat