Golfi është sport relaksues, por jo ta luani në gjendje të dehur

Ndryshe

Golfi është sport relaksues, por jo ta luani në gjendje të dehur

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 09:27
Pamje nga video

Një burrë i dehur nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara, është rrëzuar për toke duke dashur të qëllojë topin me shkopin e golfit.

Lojtari me bluzë të kuqe dhe pantallona të zeza, sillet për 180 shkallë para se të binte.

I nervozuar me dështimin, e qëllon tokën, për ta hedhur më pas shkopin metalik në liqenin që ndodhej pranë.

Derisa mundohej të tregonte aftësitë në terren, miqtë e tij dëgjohen duke qeshur dhe brohoritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat