Urdhëri i qeverisë: Punoni më pak dhe bëni më shumë seks, shefi nuk është më i rëndësishëm se dashuria

Ndryshe

Urdhëri i qeverisë: Punoni më pak dhe bëni më shumë seks, shefi nuk është më i rëndësishëm se dashuria

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 21:33
ilustrim

Njerëzit gjithmonë e më shumë janë duke kaluar kohë në punë, duke anashkaluar gjërat e tjera të rëndësishme në jetë.

Kjo reflektohet edhe në jetën personale.

Kjo, pasi duke iu përkushtuar punës, ke më pak kohë për partnerin.

Ky problem është evident p.sh në Korenë e Jugut dhe ka ndikuar në uljen e demografisë.

Koreanët po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, pasi punojnë shumë.

Për më tepër, edhe kur shkojnë në shtëpi, ata i marrin punët me vete.

Për këtë arsye, qeveria e shqetësuar nga kjo situatë, ka nisur një fushatë që të bindë njerëzit të punojnë më pak dhe të bëjnë më shumë dashuri, në mënyrë që të lindin fëmijë.

“Dashuria është më e rëndësishme se shefi”.

“Nuk duhet të ndiheni në faj ndaj shefit tuaj, nëse shkoni më shpejt në shtëpi”.

Janë këto disa nga parrullat qeveritare, të kësaj fushate për të bërë më shumë seks dhe më pak punë.

Ministria e Shëndetit të Koresë së Jugut ka ndërmarrë një fushatë për të bindur edhe kompanitë private, që t’iu lënë më shumë kohë të lirë punonjësve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat