Robotët do të jenë dashnorë më të mirë se njerëzit

Ndryshe

Robotët do të jenë dashnorë më të mirë se njerëzit

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 21:48
Robotët

Seksi me robotët pritet të tejkalojë seksin me njerëzit deri në vitin 2050.

Ekspertët e robotëve kanë paralajmëruar se seksi me robotët do të mund të shkaktojë edhe varësi – dhe një ditë madje do të zëvendësojë tërësisht seksin njeri me njeri.

Si të gjitha teknologjitë e tjera që kanë zëvendësuar tashmë njerëzit, robotët do të mund të tejkalojnë edhe teknikën njerëzore, të bëhen dashnorë më të mirë, pretendon një ekspert.

Duke folur për Daily Star, Joel Snell, një ekspert i robotikës në Kolegjin Kirkwood në SHBA, tha: “Njerëzit do të mund të bëheshin të varur ndaj seksit me robotët. Robotët e seksit do të ishin gjithmonë në dispozicion për të bërë seks dhe kurrë nuk do të thoshin jo, kështu që varshmëria mund të ushqehet lehtë”.

Duke qenë në dispozicion gjithmonë për seks kur kërkohet, robotët do të mund të bëhen madje më të mirë në seks sesa njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat