Mësueset që nuk mund të kalonin rrugën e vërshuar nga uji, u bartën me ekskavator

Ndryshe

Mësueset që nuk mund të kalonin rrugën e vërshuar nga uji, u bartën me ekskavator

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 18:57
Pamje nga video

Pas ditëve të tëra me reshje shiu, rrugët e periferisë së qytetit Yen Bai të Vietnamit, janë vërshuar nga uji.

Për pasojë, disa mësuese kanë mbetur në anën tjetër të rrugës, në pamundësi që të shkojnë në shkollën ku japin mësim.

Por, nxënësit që kanë menduar se do të marrin ndonjë ditë të lirë, është dashur të qëndrojnë në klasë, sepse mësueset janë bartur me ekskavator.

Siç mund të shihet në videon e postuar më poshtë, katër mësimdhënëse kanë hipur në pjesën e makinës që shfrytëzohet për gërmim dhe janë bartur në pjesën tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat