Nepali i ndalon alpinizmin një çifti

Ndryshe

Nepali i ndalon alpinizmin një çifti

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 23:43
Alpinisti

Një çifti indian i është ndaluar ngjitja në secilin mal në Nepal për 10 vite, pasi zyrtarët thanë se çifti bëri një ngjitje të “rreme”, në Everest, shkruan The Independent.

Një hetim i qeverisë arriti në përfundimin nga dy oficerët e policisë se çifti falsifikoi fotografitë e tyre në majë të  malit më të lartë në botë.

Ngjitja ishte certifikuar fillimisht nga departamenti i turizmit të Nepalit, por ai vendim u anulua pas një analize të fotografive të përdorura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat