10 automjete përfshihen në aksident, gruaja nxirret nga flakët

Ndryshe

10 automjete përfshihen në aksident, gruaja nxirret nga flakët

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:20
Aksident, gruaja nxirret nga flakët

Videoja dramtike tregon momentin kur një grua u nxor nga automjeti i saj që ishte përfshirë nga flakët.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Route 17 në Binghamton, New York. Në aksident u përfshinë 10 automjete, mes tyre dhe një traktor me rimorkio. Por makina në të cilën ndodhej gruaja fatkeqësisht u përfshi nga flakët.

Kryetari i Binghamton, David Rich, i cili shpërndau videon në Facebook, e cilësoi këtë rast të pabesueshëm.

Gjithashtu ai falenderoi ndërhyrjen e shoferëve të tjerë, të cilët i cilësoi si të guximshëm, pasi arritën t’i shpëtonin jetën gruas.

“Këta individë të guximshëm u hodhën midis flakëve duke thyer xhamat për të shpëtuar jetën e një gruaje”, tha ai.

Fatmirësisht gruaja e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën kishte marrë vetëm disa plagë të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat