Një grua pohon se ka parë “njeriun-ujk”

Ndryshe

Një grua pohon se ka parë “njeriun-ujk”

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:06
Jemma Waller

Një grua e tmerruar thotë se ajo ka parë një “njeri-ujk” duke ecur në dy këmbë.

Jemma Waller, 24 vjeçare tha se ishte një qen i madh, ndoshta më i madh se makina e saj, por që kishte fytyrë njerëzore.

Jemma, një punëtore për shpëtimin e kafshëve, po e ngiste makinën me dy miq në Halsham, East Yorks, kur ajo e ka parë “ujkun”.

Ajo tha: “Kjo kafshë në të katër këmbët, filloi të ecte drejt makinës sime në dy këmbë. Ishte si një film horror”.

Jemma më tutje tha se ishte frikësuar aq shumë sa që nuk kishte mundur të flinte atë natë.

Në një raport nga vitet 1960, një shofer kamioni, po ashtu tha se një krijesë ishte përpjekur për të goditur rrugën e tij përmes xhamit të kamionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat