Shpërthen rrota gjatë nisjes së aeroplanit, tmerrohen udhëtarët

Ndryshe

Shpërthen rrota gjatë nisjes së aeroplanit, tmerrohen udhëtarët

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:06
Pamje nga video

Rrota e një aeroplani që po nisej nga pista e Aeroportit Don Muang që ndodhet në Bangkok të Tajlandës, ka eksploduar dhe është shkatërruar e tëra.

Udhëtarët në Bombardier Dash 8 Q400, nuk kanë pasur çfarë të bëjnë, pos që të shikojnë dhe të xhirojnë të tmerruar këtë skenë.

Siç shihet në video, goma e njërës nga rrotat është copëtuar dhe ka filluar të rrotullohet me shpejtësi.

Për pasojë, fluturimi i paraparë të përfundonte në provincën Nan është anuluar.

Piloti ka bërë një fluturim për gjysmë ore, dhe e ka aterruar sërish në të njëjtën pistë.

Për fat të mirë, kjo rrotë e dëmtuar nuk ka nxjerrë problem, dhe të 80 udhëtarët dhe stafi që ndodheshin brenda kanë shpëtuar pa asnjë lëndim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat