Durrës, i shpëton vdekjes nga aksidenti por… qan 250 vezët e thyera

Ndryshe

Durrës, i shpëton vdekjes nga aksidenti por… qan 250 vezët e thyera

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 16:46
Vezë

I shpëtoi vdekjes, pasi për fat kishte kaskën mbrojtëse, teksa udhëtonte me motor, por tani ka një tjetër hall.

Zija Hoxha, 63 vjeç nga Kavaja, mbeti i plagosur teksa e përplasi një automjet.

Aksidenti u shënua në rrugën dytësore Plepa-Golem në afërsi të Golemit, paraditen e sotme.

Një mjet tip “Opel Korsa” goditi nga pas motorin që drejtohej nga 63-vjeçari, dhe u ndal vetëm pasi shkatërroi bordurën mbajtëse të rrugës, pranë një hoteli.

“Mjeti Opel Korsa ishte me shpejtësi mbi 100 km në orë, më goditi nga pas dhe u rrëzova në rrugë. Nëse nuk do kisha kaskën mbrojtëse do kisha vdekur”- tregon ai.

Më tej, 63-vjecari nga Kavaja tregon për “Durrës Lajm” se nga aksidenti ka pësuar dëm të madh, që i rëndon familjes.

“M’u thyen 250 vezë që i kisha për ti shitur në treg, ne me to ushqehemi, mbledhim vezë dhe i shesim, se mbetemi pa bukë, më ka bërë dëm të madh”- thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat