Tri vajza letër Obamës: Dy djem na thanë se s’mund ta ndryshojmë botën!

Ndryshe

Tri vajza letër Obamës: Dy djem na thanë se s’mund ta ndryshojmë botën!

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:48
Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka kthyer përgjigje letrës së tri vajzave, të cilat i shkruan atij se si mund të ndryshohet bota.

Vajzat tregojnë se dy djem në lagjen e tyre i kishin thënë se vajzat nuk mund ta ndryshojnë botën, por Presidenti mendon ndryshe nga dy djemtë dhe letrën e ardhur e shikon pikërisht si ndryshim.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se ato duhet ta ngrenë zërin kur gjërat janë të padrejta. Letrat u shpërndanë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“I dashur Z. President: dy çuna në lagjen tonë thanë se vajzat nuk mund ta ndryshojnë botën. Shpresoj të na japësh një këshillë se si mund ta ndryshojmë botën ose të na ndihmosh për t’i bërë ballë atyre dy çunave.” Delaney, Carrigan dhe Bree.

Përgjigja e Obamës:

“E dashur Delaney, faleminderit ty dhe shoqeve të tua që më shkruani dhe më tregoni çfarë ndodh në lagjen tuaj. Mos i dëgjoni ata çuna – vajzat mund ta ndryshojnë botën dhe letra juaj më bëri të kuptoj se ju jeni një grup i fortë vajzash të reja që do ta ngrenë gjithnjë zërin kur gjërat janë të padrejta.

Përgjatë viteve që do të vijnë mos harroni asnjëherë se ju mund ta bëni çdo gjë, për sa kohë që synoni lart dhe përfshiheni në çështje që për ju kanë rëndësi.

Duhet ta dini se vendi ynë është i tillë që çdokush mund t’i bëjë ëndrrat realitet dhe nëse punoni fort mund të bëni çdo gjë që imagjinoni. Unë kam besim se të treja ju keni një të ardhme të ndritur përpara – dhe nëse ata djemtë aty thonë të kundërtën, tregojini se Presidenti i tyre thotë se është në të mirën e tyre të kuptojnë se vajzat po e ndryshojnë botën çdo ditë.”
Miku juaj, Barack Obama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat