Fëmija që qesh në lavaman, bën xhiron në internet: Rrëfimi për policin zemërmirë, prapa imazhit viral

Ndryshe

Fëmija që qesh në lavaman, bën xhiron në internet: Rrëfimi për policin zemërmirë, prapa imazhit viral

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 21:17
Fëmija

Policia në Virginia të Shteteve të Bashkuara, e ka ndaluar një grua të dehur që voziste me shpejtësi, teksa në ulësen prapa saj qëndronte një fëmijë i mbuluar në të vjella.

Pasi nëna e njëvjeçarit është arrestuar, atë e kanë marrë policët në bazë, sepse nuk mund ta linin vetëm në një veturë të papastër.

Meqenëse ‘Shërbimi për Mbrojtjen e Fëmijëve’ po vonohej, një polic e ka vendosur atë në lavaman të kuzhinës dhe e ka pastruar.

I çliruar nga papastërtia dhe i qetësuar na uji i ngrohtë, ai ka filluar të qeshë dhe të luaj me policin.

Pasi është larguar nga lavamani, atë e kanë mbështjell me peshqir, derisa është marrë në mbrojtje në institucionin adekuat.

Por, fotografia që e tregon atë të buzëqeshur ka bërë xhiro në internet, duke u shpërndarë shumë kryesisht në rrjete sociale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat