Gjen një portofol në rrugë dhe zgjedhja që bën i ndryshon jetën

Ndryshe

Gjen një portofol në rrugë dhe zgjedhja që bën i ndryshon jetën

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 17:11
Uaralop

Një histori mbresëlënëse vjen nga Tailanda, ku një i pastrehë ka gjetur një portofol me para. Historia që ka bërë xhiron e rrjetit ka për protagonist një 44-vjeçar me emrin Uaralop. Ndërsa endej në rrugët e Bankokut, ai ka gjetur një portofol me 20 mijë baht (afërsisht 500 euro) dhe disa karta krediti.

Pavarësisht se kishte nevojë për para, ai nuk është menduar dy herë por e ka dorëzuar portofolin në stacionin më të afërt të policisë.

Portofoli i është kthyer menjëherë të zotit, një biznesmen, i cili ka vendosur ta shpërblejë ndershmërinë e burrit të varfër. I prekur nga gjesti i të pastrehut, ai i ka ofruar një punë dhe një apartament në dispozicion për muajt e parë.

Tashmë, Uaralop ka një punë dhe një strehë mbi kokë. Ky është një nga ato rastet kur të qenit i ndershëm vlerësohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat