Mali digjej por ajo fotografon diçka të pazakontë

Ndryshe

Mali digjej por ajo fotografon diçka të pazakontë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:48
Mali digjej por ajo fotografon diçka të pazakontë

Një grua në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa foto të pazakonta, teksa digjej shtëpia e saj.

Jeanette Empey ka kapur momentin dramatik, ku sipër malit është shfaqur diçka e çuditshme, të cilën e ka cilësuar si fantazma që u bë engjëlli mbrojtës i zjarrfikësve.

Ajo i ka publikuar fotot dhe ka shkruajtur:

“Prona ime është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit kanë bërë të pamundurën për të fikur dhe ndaluar përhapjen e zjarrit. Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe ky ishte engjëlli që po i mbronte tërë kohës.”

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, por ka edhe nga ata që dyshojnë në vërtetësinë e fotove.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat