“Detyrat e shtëpisë po më shkatërrojnë fëmijërinë”

Ndryshe

“Detyrat e shtëpisë po më shkatërrojnë fëmijërinë”

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 23:15
Christian

Tetë vjeçari kërkon nga kryeministri i Australisë Malcolm Turnball të ndalojë detyrat e shtëpisë sepse ‘po i shkatërrojnë fëmijërinë’.

Një përpjekje e guximshme që do të gëzonte nxënësit e shkollave në gjithë vendin, tetë vjeçari Christian ka kërkuar nga kryeministri që të ndalojë detyrat e shtëpisë, shkruan Daily Mail.

Nxënësi i shkollës fillore ‘The Adelaide’ i shkroi kryeministrit Malcolm Turnbull, për ta pyetur nëse mund të ndalonte detyrat e shtëpisë sepse po i shkatërronin fëmijërinë.

Christian tha që detyrat e shtëpisë po e bëjnë atë të ndjehet “shumë i stresuar dhe pasi kaloj gjashtë orë në shkollë, e vetmja gjë që dua të bëj është të kthehem në shtëpi dhe të pushoj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat