Kapet krijesa misterioze 295 kilogramë, të cilën e kanë kërkuar për më shumë se 40 vite

Ndryshe

Kapet krijesa misterioze 295 kilogramë, të cilën e kanë kërkuar për më shumë se 40 vite

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 22:57
Pamje nga video

Pas shumë dekadave peshkim në lumin Fraser në British Columbia të Kanadasë, një grup peshkatarësh nga qyteti Lillooet, kanë arritur më në fund të kapin peshkun e bardhë që peshon plotë 295 kilogram i njohur me nofkën hundë derri.

Për përbindëshin tri metra të gjatë, janë thurur legjenda nga banorët e kësaj zone për më shumë se 40 vite, falë madhësisë dhe hundës së çuditshme ngjyrë rozë.

Por të martën ky peshk më në fund është kapur, kurse peshkatari 19-vjeç Nick McCabe i cili ka arritur ta zë, është shndërruar në një hero për banorët e këtij vendi.

Askush nuk e di origjinën e hundë derrit, por kjo bishë gjigante besohet të jetë rreth 80 vjet e vjetër duke u bazuar në madhësinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat