Çifti ndahet pas 62 vitesh, arsyeja e dhimbshme

Ndryshe

Çifti ndahet pas 62 vitesh, arsyeja e dhimbshme

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 19:51
Wolf dhe Anita Gottschalk

Një çift i cili ka kaluar pothuajse tërë jetën me njëri tjetrin, janë detyruar që t’i kalojnë vitet e tyre të arta larg njërit tjetrit, për shkak se s’mund të shkojnë në të njëjtën shtëpi pleqsh.

Wolf dhe Anita Gottschalk nga Kanada, ishin martuar në vitin 1954 dhe kanë qenë bashkë që atëherë,

Mirëpo pas 62 viteve bashkë, gjatë tetë muajve të kaluar, çifti është detyruar të jetojë larg njëri tjetrit për shkak se në shtëpinë e pleqve, s’kishte vend për të dy, shkruan Daily Mail.

Ata janë mërzitur shumë nga kjo ndarje e detyrueshme dhe shëndeti u është përkeqësuar.

Nipërit e tyre kanë thënë se ata qajnë sa herë që takohen me njëri tjetrin dhe kjo është zemërthyese.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat