Dasma e frikshme: Çdo gjë dukej se po shkonte si është më së miri, derisa vendosën të rrisin një foto të dasmës

Ndryshe

Dasma e frikshme: Çdo gjë dukej se po shkonte si është më së miri, derisa vendosën të rrisin një foto të dasmës

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:49
Pamje nga dasma

Këto ditë është duke qarkulluar në rrjetin social Twitter, një fotografi e një dasme e cila ka shkaktuar reagime të shumta, edhe pse gjatë ceremonisë martesore nusja nuk kishte veshur ndonjë fustan qesharak të nusërisë por as edhe dhëndri nuk kishte bërë ndonjë sjellje të pahijshme.

Fotografia e ceremonisë martesore, me një fjalë ka tmerruar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

Çifti i ri bashkëshortor dëshironte që disa fotografi të realizojnë nga droni që po fluturonte mbi kokat e tyre, por kur njërën nga fotografitë vendosën ta zhvillojnë, vërejtën diçka të tmerrshme që ishte fshehur mbi kokat e tyre.

Në tarracën e objektit ku po zhvillohej ceremonia martesore, kishin vërejtur një grup njerëzisht me veshje dhe maska të frikshme.

Dyshja ende nuk po munden të kuptojnë, se kush ishin këta burra misterioz që figurojnë në fotografinë e martesës së tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat