Fotot e mrekullueshme/ Kanionet e Skraparit dhe shtëpitë e Përmetit

Ndryshe

Fotot e mrekullueshme/ Kanionet e Skraparit dhe shtëpitë e Përmetit

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:08
Turizmi

Sezoni i plazhit po mbaron, por jo ai i turizmit.

Në fakt, Shqipëria ka se çfarë të ofrojë.

Që nga sporti me kajak nëpër kanionet e Skraparit e deri tek eksplorimi i shtigjeve më të vjetra dhe plot histori të vendit.

Një rast i tillë është pjesa e vjetër e qytetit të Përmetit.

Bledi Mane ka publikuar disa foto të dyerve të shtëpive të vjetra në lagjen Shen Koll në Perëndim të qytetit të Përmetit.

“Mirsevini në qytetin ku dyert nuk kyçen asnjëherë! Nese ti bie rruga dhe kalon andej,trokit ne çdo dere shtepie. Edhe nese nuk te pergjigjet njeri,hap deren dhe futu brenda. Freskohu, pi pak uje dhe sherbeji vetes. Ne cdo shtepi do gjesh glikone,rakine,veren,mjaltin,frutat…Mirsevjen ne qytetin e mikpritjes,mirsevjen ne Permet!”, shkruan Mane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat