Çmenduria e djalit romatik për të rigjetur vajzën e ëndrrave

Ndryshe

Çmenduria e djalit romatik për të rigjetur vajzën e ëndrrave

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 23:04
Ilustrim

Një djalë romantik u takua me vajzën e ëndrrave të tij në një festival, por harroi t’i merrte asaj numrin e telefonit dhe e gjeti përsëri pasi vendosi postera të fytyrës së tij, në të gjithë qytezën e saj.

Nick Hopton njohu një vajzë të quajtur Freya, në festivalin Boomtown, në Hampshire dy javë më parë, dhe mbeti i zhgënjyer më pas ngaqë nuk i mori asaj të dhënat.

Image

Gjithçka që ai dinte për të ishte vetëm se ajo punonte dhe jetonte në Horfield, Bristol. Kështu që ai vendosi të ngjiste postera të vetes në të gjitha stacionet e autobusit në atë zonë, duke i kërkuar që ta kontaktonte.

Pasi vendosi posterat të hënën, ajo i pa dhe e kontaktoi pasmesnate dhe çifti u takua sërish.

“Jam i mahnitur pasi funksionoi shumë shpejt. Ne u ritakuam sërish, dhe do doja të vazhdoja ta takoja,” tha Hopton.

Image

Mesazhi “E njihni Freya-n?” funksionoi më së miri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat