Bleu 99 iPhone 6s për t’i propozuar martesë, por ja çfarë i bëri vajza

Ndryshe

Bleu 99 iPhone 6s për t’i propozuar martesë, por ja çfarë i bëri vajza

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 12:10
Foto nga vendi ngjarjes

Zemra e një njeriu kinez dhe portofoli i tij, kanë vuajtur pasi ai propozoi të dashurës së tij martesë, duke shpenzuar 64375.13 Euro, duke bërë një gjë të çuditshme.

Djaloshi nga Guangzhou, nga provinca e Kinës Jugore, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, bleu 99 iPhone 6s vetëm për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Por siç duket fati nuk doli të jetë në anën e tij, pasi vajza në fjalë edhe kur pa plotë 99 pako në formë zemre e që brenda tyre kishte iPhone 6s, përsëri e refuzoi djalin duke i thënë  jo martesës me të.

Në fotografitë e mëposhtme, shihen pamjet teksa çifti në fjalë qëndrojnë brenda formës së zemrës së krijuar nga pakot me iPhone 6.

Djali kinez, i cili dëshironte që ta fitonte zemrën e vajzës në fjalë për të qenë gruaja e tij, kishte ftuar edhe të gjithë kolegët e tij për të qëndruar në një rreth unaze si dëshmitarë gjatë momenteve të propozimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat