“Fast and Fourios” me Ferrari në Tiranë dhe një video +18

Ndryshe

“Fast and Fourios” me Ferrari në Tiranë dhe një video +18

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 20:22
Pamje nga video

Këto supervetura po bëjnë bujë në rrjet.

Ferrari, Porsche dhe Lamborghini kanë “pushtuar” Tiranën.

Lamborghini i bardhë është një Aventador, ndër më të shtrenjtët në llojin e vet.

Ai mban targa të huaja dhe është fotografuar duke u furnizuar me karburant në Tiranë.

“Gjynah t’i hedheësh kësaj bishës karburant në Shqipëri”, – shkruan dikush.

Ndërkohë në videon e mëposhtme mund të shihni disa skena të tipit “Fast and Fourios” në Tiranë.

Një garë e vërtet shpejtësie nëpër rrugicat e ngushta në Tiranë natën.

Pasagjeri nuk përmbahet dot dhe nga adrenalina dhe eksitimi lëshon një repertor me fjalë që kanë nevojë për censurë, por duke mos e patur këtë mundësi jeni të paralajmëruar.

Po një Ferrarri është ajo, ku i zoti ka fotografuar timonin, dhe parakrahun e tij me tatu, ku spikat një orë Rolex, me në sfond shqiponjën te rrethrrotullimi i doganës në Laprakë.

Tirana është edhe kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat