Shtatënjakët e parë në botë, ja si duken pas 18 vitesh

Ndryshe

Shtatënjakët e parë në botë, ja si duken pas 18 vitesh

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:22
Shtatënjakët e parë në botë

Ishte viti 1997 që solli ndryshime rrënjësore për familjen McCaughey.

Bobbie dhe Kenny McCaughey një vit më parë ishin bërë prindër të një vajze të vogël, dhe një vit më vonë ata morën lajmin se përsëri do prisnin një fëmijë tjetër në jetë.

Në fillim ata nuk ishin në dijeni se familja e tyre do të shumëfishohej. Me të marrë vesh lajmin, mjekët i kishin sugjeruar Bobbie që të reduktojë numrin e fetuseve që ende ishin në fazat fillestare të zhvillimit.

Por, siç thonë ata, besimi në Zot u kishte dhënë atyre forcën dhe durimin që të sjellin në jetë shtatë foshnjë të shëndosha, tri vajza dhe katë djem. Sot ata njihen me titullin ‘Shtatëshja nga Parajsa’.

Nëna e 8 fëmijëve, Bobbie ka treguar se si ka pranuar ndihma dhe fondacione nga miqtë dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilit i kishin dalë në ndihmë gjatë kohës kur ajo kishte lindur ‘Shtatëshen nga Parajsa’.

Kenny, Kelsey, Natalie, Brandon, Alexis, Nathan dhe Joel tani janë bërë 18 vjeçarë dhe secili kanë treguar për profesionet e tyre. Njëri do të bëhet aktor, njëri këngëtar, dikush do merret me mjekësi dhe kështu familja do të ketë njerëz që do kryejnë profesione nga më të ndryshmet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat