A do të guxonit të kalonit në këtë urë të frikshme?

Ndryshe

A do të guxonit të kalonit në këtë urë të frikshme?

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 00:14
Ura

E shumëpërfolura, ura më e lartë e qelqit sapo është çelur për publikun në Kinën qendrore. Kjo urë lidh dy shpate mali të njohura, në provincën e Hunan.

E përfunduar në Dhjetor, ura e gjatë 430 metra dhe e lartë 300m ka kushtuar 3.4 milionë dhe është shtruar me 99 panele xhami të ndara në 3 shtresa.

Ura, e projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, tashmë e ka një rekord botëror për nga arkitektura dhe ndërtimi.

Por sa e sigurt është kjo urë?

Nuk është hera e parë që në Kinë projektohen ura me bazament xhami. Por natyrisht ura që pritet të përurohet zyrtarisht, është më e frikshmja për nga pamja.

Zyrtarët e lartë të rajonit vazhdimisht kanë testuar sigurinë e ndërtesës nëpërmjet formave të ndryshme. Një herë kanë çuar njerëz që godisnin xhamin me çekiçë, një herë tjetër kanë filmuar një makinë që kalonte nëpërmjet urës së projektuar për këmbësore.

Drejtuesit e parkut ku ndodhet ura kanë vendosur një kufi prej 8000 vizitorësh në ditë. Ndaj për të “kapur” një vizitë tek tërheqja më e fundit turistike në botë, do të duhet të rezervosh bileta paraprakisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat