12 të vdekur nga pijet alkoolike

Ndryshe

12 të vdekur nga pijet alkoolike

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 10:18
Alkooli

12 persona kanë vdekur në shtetin Bihar në lindje të Indisë pasi që kanë pirë pije alkoolike të prodhuara në fabrika ilegal, bëhet e ditur nga policia lokale.

Viktimat kanë pirë alkool të hënën në mbrëmje ndërsa janë përkeqësuar dje, transmeton Asociated Press duke cituar zyrtarë të Policisë.

Edhe pesë persona gjenden në spital për shkak të helmimit me alkool.

Alkooli ilegal shpesh  në Indi shpesh “pasurohet” me kemikalie, si pesticide në mënyrë që të rritet fortësia e tij.

 Qeveria e shtetit Bihar në prill ka ndaluar shitjen dhe prodhimin e të gjitha llojeve të pijeve alkoolike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat