Në ditën e dasmës, nusja surprizohet nga majmuni

Ndryshe

Në ditën e dasmës, nusja surprizohet nga majmuni

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 10:07
Natalie Biggins, Jamir Richardson

Nusja Natalie Biggins nuk e kishte pritur që një majmun do t’ia sjell unazën e saj të martesës.

Majmuni i quajtur Rosie, u kap në një video me një kuti në dorë në të cilën ishin unazat e martesës brenda.

Ideja erdhi nga dhëndri, Jamir Richardson, 30 vjeçar, i cili tha se kjo gjë ishte shumë me vlerë për të parë fytyrën e të dashurës së tij duke buzëqeshur.

Ai tha: “Mendoja se çfarë surprize duhet për këtë ditë, dhe mendova se një majmun ishte i përsosur”.

Ndërsa Natalie, 27 vjeçare tha: “Ai i do shumë surprizat, kështu që nuk isha habitur nëse ai kishte bërë diçka, por asnjëherë nuk e mendoja një majmun”.

Jamie thotë se majmunët janë kafsha e preferuar e Natalie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat