Fytyra e aktorit të Game of Thrones në një re

Ndryshe

Fytyra e aktorit të Game of Thrones në një re

Nga: G.B Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:43
Reja 'Jon Snow'

Një fytyrë që i ngjan aktorit Jon Snow të Game of Thrones është parë në një re në qiell.

Imazhi i mrekullueshëm ku shfaqet fytyra është thënë poashtu se ngjan me Jezusin, është realizuar nga Becky Felton, nënë e dy fëmijëve, e cila po fotografonte diellin, transmeton Bota Sot.

26 vjeçarja nuk mund të besonte atë që po shihte në iPhone-in e saj dhemenjëherë pamja mori tjetër kuptim, kur pa fytyrën e tij.

Ajo tha se shumë njerëz kanë dhënë komente të ndryshme, se në kë u ka ngjarë imazhi.

“Unë po qëndroja në dhomën e djalit dhe pashë atë pamje të bukur, andaj desha ta fotografoj dhe më pas u habita nga ajo që pashë”, tha ajo./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat