Kjo familje arinjsh injoron të pranishmit në plazh, relaksohen mes vete

Ndryshe

Kjo familje arinjsh injoron të pranishmit në plazh, relaksohen mes vete

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 18:35
Pamje nga video

Arinjtë janë krijesat më të bukura që do të mund të shihni ndër familjet e kafshëve.

Megjithatë ndonëse në disa raste janë të frikshme, ato dijnë edhe të dhurojnë magji në ambientet ku qëndroni.

Rast i veçantë ndodhi pikërisht në një nga liqenet e Shteteve të Bashkuara, derisa një nënë ari u kap në disa momente argëtimit së bashku me dy këlyqshët e saj.

Familja prej arinjsh u panë tejet të lumtur pranë njëri – tjetrit në ujërat e liqenit Tahoe, madje atyre aspak nuk iu pengonte turma e njerëzve që frekuentuan këtë vend.

Nëna ari dhe këlyshët e vegjël të saj dhuruan skena unike e që për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat