Fiton 1500 dollarë nata, vetëm duke ngrënë

Ndryshe

Fiton 1500 dollarë nata, vetëm duke ngrënë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:55
Ilustrim

I keni bezdi ndonjëherë të afërmit që ju dalin në Skype dhe bisedojnë me ju duke ngrënë darkë? Diku tjetër, njerëzit bëjnë para vetëm me aq.

Me mijëra shikues në Korenë e Jugut mblidhen pothuajse çdo natë në internet, në faqen "Afreeca TV", ku të rinj hanë darkën para ueb-kamerave dhe bisedojnë me shikuesit në "chat".

Kjo dukuri në Korenë e Jugut quhet "Mukbang", bashkim i fjalëve "ushqim dhe transmetim". Shikuesit bisedojnë me transmetuesit dhe u dhurojnë monedha virtuale që blihen me para të vërteta, 10 cent secila. Në vitin 2013, më i suksesshmi nga "ngrënësit" fitoi 250 mijë dollarë gjatë gjithë vitit.

Dy mendohet se janë arsyet që kjo metodë ka pasur sukses. E para, shtimi i personave që jetojnë pa familjen në Korenë e Jugut e që kërkojnë shoqëri. E dyta, duke parë dikë që ha, mbase mban dietë dhe e shuan dëshirën, pa ngrënë vetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat