Shokuese: Fëmija pi cigare dhe birrë në park lojërash

Ndryshe

Shokuese: Fëmija pi cigare dhe birrë në park lojërash

Nga: G.B Më: 23 korrik 2016 Në ora: 09:47
Fëmija duke pirë cigare

Fotot shokuese ku shihet një 5 vjeçar duke pirë cigare dhe pirrë në një park lojërash kanë tronditur përdoruesit e internetit në gjithë botën.

Në shikim të parë, fotoja duket normale pasi fëmija shihet i ulur në një makinë lodër, por kur e sheh nga afër, ajo është shumë larg realitetit, transmeton Bota Sot.

Në foton e realizuar nga një kalimtar në qytetin rus Tyumen, në rajonin e pasur me naftë, fëmija shihet qartë si ndez një cigare dhe më pas e pi.

E në mes këmbëve mban një kanaçe që duket të jetë birrë.

Fotografia është shpërndarë në rrjete sociale, ku personi që ka bërë foton ka shkruar: ”Pyes veten nëse janë duke e parë prindërit e tij”

Reagime të shumta kanë ardhur nga komentuesit, që kanë fajësuar prindërit për këtë gjë./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat