Gjermani kalon 15 200 kilometra në më pak se shtatë ditë

Ndryshe

Gjermani kalon 15 200 kilometra në më pak se shtatë ditë

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 23:01
Gjermani Rainer Citlov dhe ekipi i tij

Gjermani Rainer Citlov dhe ekipi i tij kanë shënuar një rekord të ri botëror, duke kaluar rrugën me makinë nga skaji në lindje të Azisë deri në pikën perëndimore në Evropë, për gjashtë ditë, 9 orë dhe 38 minuta.

15.200 km rrugë të gjatë kaluan nga skajin lindor i Rusisë në Portugalinë perëndimore, duke përshkuar nëpër shtatë shtete: Rusi, Bjellorusi, Poloni, Gjermani, Francë, Spanjë dhe Portugali. Rruga në kohë rekord është kaluar me makinë “Volkswagen Touareg”, e cila ishte e pajisur me goma “Goodyear”, transmeton albinfo.

Udhëtimi ka filluar në qytetin e Magdalas në Rusi dhe përfundoi në Lisbonë të Portugalisë. Rruga 15.200 km e gjatë është përshkuar për gjashtë ditë, 9 orë dhe 38 minuta, duke rrëzuar rekordin e mëparshëm që ishte tetë ditë dhe 12 orë.

Udhëtimi, si për ekipin dhe makina ishte një sfidë e madhe, sepse ballafaqohet me terren të vështirë dhe kushte të vështira të motit, ndër të tjera, 3,000 km gjatë rrugës nëpërmjet Rusisë, e cila ishte e mbuluar me baltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat