Njerëzit e çuditshëm që i takoni në vendin e punës

Ndryshe

Njerëzit e çuditshëm që i takoni në vendin e punës

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:55
Ilustrim

Personazhi që injoron gjithçka rreth tij
Gjithmonë vonohet për në punë dhe i ikën obligimeve.

Kur është afër: Shikojeni dhe mësoni nga ai pasiqë mund të ketë aftësi që do të mund të ju duhen. Ka ndonjë arsye pse shefi juaj e toleron arrogancën e tij, madje edhe e simpatizon atë. Lereni të merret me obligimet e tij ndërsa ju koncentrohuni në punën tuaj.

Fantazma
Tmerrësisht keni nevojë për ndihmën e tij mirëpo ai është vështirë të gjindet në vendin e punës.

Kur është afër: Me vetë faktin që ia keni arritur ta keni afër, është një sukses i madh për ju. Biseda në katër sy është më e mirë se komunikimi me postë elektronike. Sapo të hyjë në zyrë, afrohuni dhe filloni bisedën, tregoni shkurtimisht gjërat për të cilat keni nevojë për ndihmën e tij. 

Dashnori i vjetër
Edhe pse mban unazë të martesës kjo gjë nuk e pengon në shfrytëzimin e çdo situate për t`ju afruar sa më shumë dhe t`ju pëshpërisë në vesh gjëra me kuptime të dyfishta.

Kur është afër: Bëhuni e drejtëpërdrejtë, tregoni se përveç marrëdhënieve profesionale nuk dëshironi të keni asgjë tjetër. Kërkoni nga ai të pushojë me sjelljen flirtuese!

Mendimtari me zë
Ajo duhet të thojë çdo mendim me zë të lartë.

Kur është afër: Shpeshherë është anksioze dhe euforike, provoni të bëheni empatike dhe të ktheni bisedën në shaka.

 Seksisti i vetëkënaqur
Gjithmonë duhet të thotë apo të vërejë diçka ndërsa shpeshherë di se si të kalojë kufinjtë e normales.

Kur është afër: Ndërprejeni dhe bëjani me dije se e kuptoni poentën e tij mirëpo keni gjëra më të mençura për të bërë. Mundohuni ta mbani në distancë.

Përtaci i përhershëm
E urren punën e tij nga thellësia e zemrës dhe qëllimi i tij është ti bëjë edhe të tjerët sikurse vetë.

Kur është afër: “Në vendin e ri të punës motori kryesor është shpresa andaj mos lejoni që dikush tua marrë” thotë një thënie andaj personat e tillë mos i merrni në konsideratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat