I lë kamerierit 1000 dollarë bakshish, por ...

Ndryshe

I lë kamerierit 1000 dollarë bakshish, por ...

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 22:51
Dollarë amerikan

Një kamerier në Kolorado, SHBA, ka marrë një bakshish të majmë nga një klient, por ky gëzim nuk ka zgjatur shumë. Klienti është kthyer të nesërmen dhe ia ka kërkuar paratë, duke i thënë se kishte qenë i dehur.

Kamerieri i restorantit “Thailicious” ka marrë në dorë një shumë prej 1088 dollarë, por siç shkruan “Denver Post”, klienti ka mundësi t’i ketë ngatërruar prerjet 1-dollarëshe me ato 100-she.

“Të më falni, por nuk e kam kuptuar që kisha lënë një bakshish aq të madh”, është shprehur klienti i penduar, duke kërkuar paratë mbrapsht.

Kamerierit i është dashur të kënaqet me një bakshish 100-dollarësh.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat