Nëse mendja juaj punon kështu, do bëheni të pasur

Ndryshe

Nëse mendja juaj punon kështu, do bëheni të pasur

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 12:45
Ilustrim

Robert Kiyosaki ka shkruar njërin ndër librat më të famshëm për çështje financiare – “Rich Dad Poor Dad”.

Kiyosaki ka hetuar se dallimi në mes të njerëzve të pasur dhe atyre normal sa i përket pasurisë, ose të varfër, është  tek mënyra se si u qasen gjërave që në shikim të parë duken të pa rëndësishme.

“Fakti se isha produkt i dy baballarëve më ka dhënë luksin të vështrojë mendimet e ndryshme dhe cili është ndikimi i atyre mendimeve më pas në jetë”, shkruan Kiyosaki në librin e tij “Babai i pasur, babi i varfër”.

Dy baballarët që u referohet ai janë, babai i tij i vërtetë që ishte edhe babai I varfër e që gjithë jetën e tij ishte ballafaquar me mungesë parash dhe babit të shokut të tij më të ngushtë, I cili ishte babai i pasur, që e kishte filluar me shumë pak, por ishte bërë milioner dhe njëri nga njerëzit më të pasur në Hawaii.

Këto janë disa nga dallimet që e bëjnë diferencën sipas Kiyosakit se si mendojnë të varfrit ose njerëzit me pagesë mesatare dhe si mendojnë të pasurit.

 

Babai i varfër: Unë nuk mund ta kem…

Babai i pasur: Si mund ta kem?

 

Babai i varfër: Unë punoj për para

Babai i pasur: Paratë punojnë për mua

 

Babai i varfër: Kur është puna tek paratë, luaj në të sigurt, mos rreziko

Babai i pasur: Mëso si ta menaxhosh rrezikun

 

Babai i varfër: Shtëpia është pasuri

Babai i pasur: Taksat për shtëpinë janë shpenzim

 

Babai i varfër: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për të punuar

Babi i pasur: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për ta blerë

 

Babai i varfër: Kurrë nuk do të jem i pasur

Babai i pasur: Unë jam  pasur

 

Babai i varfër: Nuk më bëjnë përshtypje paratë

Babai i pasur: Paratë janë fuqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat