Vdes sopranoja Monteserrat Caballe - Bota Sot
Vdes sopranoja Monteserrat Caballe

Muzikë

E hënë, 15 tetor 2018

Vdes sopranoja Monteserrat Caballe

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:55
Sopranoja spanjolle, Montserrat Caballe.

Këngëtarja spanjolle e operës, Monteserrat Caballe ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare, ka njoftuar zëdhënësi i një spitali në Barcelonë.

Caballe nisi karrierën e saj më 1956 në Bazel të Zvicrës dhe ka performuar mbi 4 mijë herë. Caballe konsiderohet gjerësisht si diva e fundit e operës.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha se është “lajmi i trishtueshëm”, ndarja nga jeta e Caballe.

“Një lajmëtare e madhe e vendit tonë ka vdekur. Monteserrat Caballe, zëri i saj dhe ëmbëlsia e saj do të qëndroi gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në Twitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test