Festina Mejzini, si një perlë në koncertin e Shkelzen Dolit

Muzikë

Festina Mejzini, si një perlë në koncertin e Shkelzen Dolit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:21
Shkelzen Doli dhe Festina Mejzini

Festina Mejzini zëri më unik që e ka Shqipëria dhe mbetet i tillë, e ndrojtur nga brenda por shpërthyese nga jashtë, performancat e saj ndër vite janë cilësuar si të jashtëzakonshme, zëri saj është cilësuar gjithmonë si një zë që çuditshëm ka lindur në Ballkan. Ajo përndryshe njihet si vajza e festivaleve dhe e thotë me shumë modesti se kjo është zgjedhja e saj pa prurje me videoklipe. Mbrëmjen e djeshme ka qen e ftuar në koncertin e violinistit të shquar Shqiptar të filarmonisë së Vienës, Shkelzen Doli.

Festina erdhi si një perlë në këtë koncert dhe me të dëgjuar tingujt e parë të këngës ‘’Qesh i lumtur kur të pashë’’ kënge e gjyshit të saj, me një tekst të ndjere dhe me zërin e Festinës, bëri që publiku në sallë të shpërthej me duartrokitje frenetike dhe kështu e përcollën deri në fund të performances.

Një mbrëmje gala kushtuar ‘’Krijuesve ndër vite’’ ku siç njihet gjyshi i Festinës, Mazllom Mejzini i takon grupit të bohemëve gjakovarë të këngës së vjetër popullore.

Gjenerata e tij ruajti, mbajti gjallë e rilindi këngët e harruara qytetare, këngët e ndaluara shqiptare dhe këngët e panjohura të melosit tonë.

Ai po ashtu u dha jehone e popullaritet edhe shume këngëve të reja të krijuara në kohen e tij. Zëri i tij ishte zë i mbijetesës shqiptare, zë i optimizmit dhe kurajës në një kohë kur shqiptaret gati po harronin të këndojnë e gëzojnë jetën. Në ato kohë të zymta, ky zë, dhe gjenerata e tij e këngëtarëve gjakovar, ishin ata që na bënin të kremtojmë, dashurojmë e jetojmë edhe në rrethana të pazakonshme ose të vështira.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat