Malisheva përgatitet për “Odën e Llapushës”

Muzikë

Malisheva përgatitet për “Odën e Llapushës”

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:13
Festivali “Oda e Llapushës”

Festivali “Oda e Llapushës”, mbahet çdo vit më 1 dhe 2 gusht, ndërsa përgatitjet për këtë festival po shkojnë mirë dhe për këtë ngjarje çdo gjë do të jetë gati.

Sipas drejtores së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj, “përgatitjet për mbajtjen e festivalit po ecin mbarë, ndërsa edhe interesimi i shoqërive folklorike për pjesëmarrje është i madh”.

Ajo gjithashtu, tha se edhe përgatitjet për organizimin e  javës së bashkatdhetarëve, janë duke shkuar mirë.

Po ashtu, sipas drejtorit të arsimit, Blerim Thaçi, gjatë pushimeve verore, pritet të bëhen riparime në disa nga objektet shkollore, me qëllim që viti shkollor 2018-2019, të fillojë pa probleme.

Edhe drejtorët e drejtorive tjera komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, ndërsa u bë e ditur se po vazhdon faza e dytë e dezinsektimit selektik kundër rriqrave, edhe pse numri i thumbimeve është në rënie e sipër, ndërsa në fushën e inspektoratit, u tha se falë inspektimit të vazhdueshëm, qytetarët të cilët duan të ndërtojnë, janë vetëdijesuar se nuk mund të bëjnë ndërtime pa leje, e po ashtu inspektorati ka inspektuar edhe mullinjtë, në prag të korrje shirjeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat