Sonte koncerti i Korit të Filarmonisë së Kosovës

Muzikë

Sonte koncerti i Korit të Filarmonisë së Kosovës

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 11:55
Kështu u bë e ditur nga Filarmonia e Kosovës gjatë një konference për media të mbajtur paraditen e sotme.

Të gjithë dashamirësit e muzikës klasike do mund ta dëgjojnë atë, sonte në koncertin e Korit të Filarmonisë së Kosovës, i cili do fillojë në ora 20:30 në kishën katolike “Shën Ndou” në kryeqytet.

Kështu u bë e ditur nga Filarmonia e Kosovës gjatë një konference për media të mbajtur paraditen e sotme.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se koncerti i sotëm është përgatitur për muaj me radhë, dhe do të mbahet në kishën “Shën Ndou”, për shkak të akustikës së mirë që ofron ajo.

Ai tutje ka folur edhe për tri shfaqet që Kori i Filhamonisë i ka realizuar në fillim të muajit maj në qytetin e Londrës.

Jashari: Ky koncert është pjesë e programit të prezantuar në Londër

“Ky koncert është përgatitur disa muaj dhe lirisht mund të themi që një pjesë e programit që do të paraqitet dhe prezantohet sonte në këtë koncert është prezantuar edhe në Londër, ku në fillim të muajit të kaluar në maj kemi realizuar një turne koncertale, ku kori është prezantuar në tri paraqitje të ndara...Jem shumë të kënaqur që kjo ka bërë të kemi një buj të madhe mediatike edhe në Britani të Madhe, bile edhe si rrjedhojë e kësaj ne jemi në negociata për bashkëpunime të radhës”, u shpreh ai.

Kurse, dirigjenti Rafet Rudi u shpreh se koncerti i sotëm ka një përfshirje të gjerë të veprave emblemike të muzikës korale të autorëve shqiptar, vepra këto të cilat janë prezantuar edhe në tri koncertet që ky Filharmonia i ka mbajtur në Londër.

Rudi: Është një shtrirje korale e muzikës

“Ne fillojmë me dy vepra të dy autorëve që janë durrsak që ne i konsiderojmë domethënë në mënyrë pak më të lirë si trashëgimi e jona e hershme, është fjala për Jan Kukuzelin dhe Gjergj Danush Llapacai i shekullit 16-të. Pastaj aksenti do të jetë në krijimtarinë e dy kompozitorëve...Rexho Mulliqin që shënohet 95 vjetorin e lindjes së tij dhe 60 vjetori i kompozitorit Mendi Mengjiqi...Do të jenë dy autor shqiptar Feim Ibrahimi dhe Thomas Simaku, pastaj kompozitorët më të rinj Kushtim Gashi, Hajrullah Syla që prezantohet edhe si dirigjent. Përgjithësisht është një shtrirje historike e muzikës sonë korale”, ka thënë ai.

Në kuadër të këtij koncertin të Korit të Filarmonisë, dirigjenti Rudi tha se do të prezantohen edhe dy vepra premier, njëra vepër është e tij, kurse tjera e Feim Ibrahimit.

Rudi duke folur për rrjedhën e edicionit të 17-të të festivalit ReMusica tha se gjithçka ka shkuar shumë mirë, dhe në këtë mënyrë sipas tij po Filarmonia e Kosovës po e realizon programin e saj vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat