Kënga “Game of Thrones” orkestrohet me motive etnike shqiptare

Muzikë

Kënga “Game of Thrones” orkestrohet me motive etnike shqiptare

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:19
Pamje nga videoja

Seriali “Game of Thrones” është ndër serialet më të ndjekur në botë, i cili është prodhim i HBO.

Po ashtu, njihet edhe për vijën melodike të cilat transmetohen gjatë episodeve, sidomos  kënga  hyrëse e serialit e Ramin Djawadi – “Kingslayer” .

Por, kjo këngë është orkestruar me motive etnike shqiptare. Kjo është punuar nga Agron Pllumaj, ndërsa është prodhim OJQ Labeatet.

Kurse, ky këngë është punuar me videoklip , ku shfaqen aktorët e  ansambëlit  “Shqiponja”, të cilët e kanë  fituar çmimin e parë në Kupën e Botës - Veliko Tarnovo Bullgari në 2016 me folklorin autentik shqiptar.

Ndryshe, seriali i famshëm “Game of Thrones” pritet të të rikthehet me gjashtë episodet e sezonit të tetë dhe të fundit në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat