Tashmë edhe qyteti i Gjilanit do të ketë këngën e saj. Kjo pasi që këngëtari i njohur nga ky qytet Faton Isufi ka thur këngën për qytetin e tij e cila është titulluar “Kënga e Gjilanit”
Tekstin e kësaj këngës është shkruar nga Arbëresh Dalipi, kurse muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Endrit Rexhepi dhe Pimi Isufi.
Ndërkaq, në instrumentet orientale ka luajtur instrumentisti i njohur Astrit Stafaj.
Kjo këngë është pjesë e albumit të Isufit të titulluar “Premtoj” i cili përmban dhjetë këngë.