BBC do të lejojë shkarkimin e mbi 16 mijë tingujve nga arkiva e saj

Muzikë

BBC do të lejojë shkarkimin e mbi 16 mijë tingujve nga arkiva e saj

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:07
ilustrim

Eksplorojeni një koleksion të mrekullueshëm e njëkohësisht të çuditshëm të tingujve të ndryshëm nga gjigandi i transmetimit BBC.

Kanë qenë vetëm disa organizata të cilat kanë pasur mundësi që të shfrytëzojnë tingujt e transmetimeve të ndryshme të gjigandit mediatik BBC, por duke parë interesimin e madh për të shfrytëzuar zërat nga transmetime të ndryshme të saj, korporata mediatike ka vendosur që të ofrojë mbi 16 mijë tinguj falas për shkarkim për të gjithë ata që kanë nevojë për to.

Të gjithë tingujt janë duke u ofruar për shkarkim nën licencën e RemArc, që do të thotë se ato mund të përdoren për qëllime personale, arsimore ose kërkimore.

Arkiva është lehtësisht e qasshme dhe me vetëm një klikim në kërkuesin tuaj në internet mund të gjeni përmbajtje të larmishme të tingujve. Secili tinguj mund të dëgjohet para se të shkarkohet.

Shërbimi aktualisht është në beta dhe ju mund të filloni të shkarkoni duke vizituar uebfaqen BBC Sound Effects, siç transmeton MusicRadar. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat