LeBron James në koncertin e Justin Timberlake

Muzikë

LeBron James në koncertin e Justin Timberlake

Më: 2 prill 2018 Në ora: 14:09
Justin Timberlake dhe LeBron James

Justin Timberlake e njeh audiencën e tij dhe e vetmja gjë që mund t’ju pëlqente më shumë fansave të tij nga Cleveland, se sa koncerti i tij, është paraqitja në skenë e LeBron James.

LeBron pati një paraqitje speciale të shtunën në mbrëmje në “Quicken Loans Arena” dhe e “ndaloi” koncertin e Timberlake. Duket që ishte diçka e paplanifikuar kur LeBron paraqitet në skene së bashku me Timberlake dhe dyshja bëjnë një gëzuar me disa gota të vogla.

Një gjë e tillë u ka pëlqyer fansave shumë, veçanërisht pasi koncerti po mbahej pikërisht në vendin e njëjtë ku “Cavs” zhvillojnë ndeshjet.

Sa i përket pijeve, kjo është shndërruar në traditë në turneun e Justin Timberlake “Man of The Woods”, i cili në koncertin e fundit kishte shpërndarë pije për gjithë audiencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat