Stipe i R.E.M. debuton me këngën e parë solo - Bota Sot
Stipe i R.E.M. debuton me këngën e parë solo

Muzikë

E mërkurë, 20 qershor 2018

Stipe i R.E.M. debuton me këngën e parë solo

Më: 25 mars 2018 Në ora: 08:48
Michael Stipe

Vokalisti i bendit alternativ R.E.M., Michael Stipe, ka publikuar këngën e tij të parë solo në karrierë të titulluar “Future, If Future”.

Këtë këngë ai e ka publikuar në mbështetje të protestës së sotme të “March For Our Lives”.

Marshi i sotëm mblodhi qindra mija njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, në protestë ndaj mungesës së ligjeve më strikte sa i përket kontrollit të armëve.

Ndonëse Stipe ka performuar këngë dhe kompozime solo në të kaluarën, kjo këngë është e para që ai e ka incizuar solo dhe me tekst, raporton Stereogum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test