Neil Young: Turnetë lamtumirës janë dokrra - Bota Sot
Neil Young: Turnetë lamtumirës janë dokrra

Muzikë

E shtunë, 18 gusht 2018

Neil Young: Turnetë lamtumirës janë dokrra

Më: 18 mars 2018 Në ora: 07:32
Neil Young

Neil Young i ka kritikuar bendet që mbajnë turne lamtumirës, duke i quajtur këto koncerte si “dokrra”.

Elton John, Ozzy Osbourne, Paul Simon dhe Soft Cell janë vetëm disa nga artistët që së fundi kanë njoftuar për turnetë lamtumirës.

“Do vdes me Cheri-n. Cher dhe unë do ta bëjmë një turne pensionimi. Kur të pensionohem, njerëzit do ta dinë, sepse do të jem i vdekur”, tha Young për Rolling Stone.

“Do ta dinë, ‘ai nuk do të kthehet! Ai u pensionua’, por unë nuk do të them ‘nuk do të kthehem’. Çfarë dokrrash janë këto?”

“Mund të shkoj dhe të luaj nëse ndjehem ashtu, por nuk ndjehem ashtu. Kam një bend shumë të mirë. Kam dy bende shumë të mira – kam Promise of the Real dhe Crazy Horse. Janë dy bende shumë të mira dhe janë ndryshe. Por që të dyja mund të luajnë shumë gjëra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test