“Rolling Stones” se ndal më askush, në verë nisin turin europian - Bota Sot
“Rolling Stones” se ndal më askush, në verë nisin turin europian

Muzikë

E martë, 21 gusht 2018

“Rolling Stones” se ndal më askush, në verë nisin turin europian

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 15:44
Rolling Stones

“No stopping”, ishte mesazhi enigmatik i postuar dy herë përgjatë këtyre ditëve në faqen zyrtare të Facebookut të grupit, por vetëm tani Mick Jagger dhe kolegët e tij kanë zbuluar misterin: Rolling Stones nuk do ndalen por do të rikthehen më një tur muzikor gjatë verës së 2018 me titullin “No Filter”.

“Ka një gjë që ende nuk kemi mundur ta bëjmë, që është të zbulojmë se për sa kohë ende mund të vazhdojmë”-Shkruan kitaristi Keith Richards.

Duket se grupi legjendar ka zbuluar se tani për tani mund të vijojë me turet muzikore.

Grupi ka publikuar edhe programin e plotë të turit të tyre botëror, i cili nis në maj dhe është parashikuar të zgjasë deri në korrik.

17 Maj- Croke Park, Dublino

22 Maj – London Stadium

5 Qershor – Old Trafford, Manchester 9 giugno – Murrayfield Stadium, Edinburgo

15 Qershor – Principality Stadium, Cardiff

19 Qershor – Tëickenham Stadium

22 Qershor- Olympiastadion, Berlino

26 Qershor- Orange Velodrome, Marsiglia

30 Qershor – Mercedes-Benz Arena, Stoccreda

4 Korrik- Letnany Airport, Praga

8 Korrik – PGE Narodoëy Stadium, Varsavia.

“Është një kënaqësi e madhe të performosh me grupin. Muzika është shumë e nevojmshme. Pas ushqimit, ajrit, ujit dhe ngrohtësisë, muzika është një tjetër nevojë e domosdoshme e jetës”- Shkroi Richards.

Për të gjithë fansat e grupit legjendar ka vetëm një premtim: Rrini të qetë sepse për Rolling Stones do të dëgjojmë akoma për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test