Carrie Underwood dhe Ludacris kanë lansuar versionin audio të këngës për Super Bowl

Muzikë

Carrie Underwood dhe Ludacris kanë lansuar versionin audio të këngës për Super Bowl

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:52
Carrie Underwood

Këngëtarja e popullarizuar, Carrie Underwood, i ka bashkuar forcat me Chris DeStefano, Brett James dhe Ludacris, për realizimin e këngës “The Champion”.

Versioni audio i këngës tashmë është publikuar, ndërsa ka marrë kryesisht komente pozitive nga publiku. Videoja muzikore e kësaj kënge do të hapë Super Bowlin më 4 shkurt.

Videoklipi i “The Champion” është xhiruar në vitin e kaluar, para se 34-vjeçarja të pësonte aksident komunikacioni, me ç’rast pati deri në 40 sutura në fytyrë.

Carrie ka thënë se kur e kanë shkruar këngën, qëllimi kryesor ka qenë që t’i madhërojnë sportistët dhe njëherësh që të jenë të afërt me njerëzit e zakonshëm.

Ajo ka thënë se shpreson që teksti t’i frymëzojë njerëzit që t’i shtyjnë kufijtë e tyre në gjithçka që duan të arrijnë.

Image

Ndërsa Ludacris, nga ana e tij, është shprehur se ka qenë kënaqësi për të që të bashkëpunonte me Underwood në këtë këngë frymëzuese.

Vlen të theksohet se ylli i edicionit të sivjetmë të Super Bowl do të jetë Justin Timberlake, i cili kthehet në këtë eveniment pas 14 vitesh (që nga koha e incidentit të Janet Jackson me rrobat).

Manifestimi më i madh sportiv amerikan do të mbahet më 4 shkurt në Bank Stadium  të Minneapolisit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat