"Zëri i zemrës” i Stina Binakaj, triumfuese në festivalin ”Cicërimat buzë Ibrit” në Mitrovicë - Bota Sot
"Zëri i zemrës” i Stina Binakaj, triumfuese në festivalin ”Cicërimat buzë Ibrit” në Mitrovicë

Muzikë

E hënë, 24 shtator 2018

"Zëri i zemrës” i Stina Binakaj, triumfuese në festivalin ”Cicërimat buzë Ibrit” në Mitrovicë

Nga: Adem Lushaj Më: 4 janar 2018 Në ora: 18:42
Stina Binakaj

Stina Binakaj, nxënëse e shkollës së muzikës “Ardhmëria” në Deçan, një vajzë simpatike dhe e ëmbël, me talent të rrallë, ka dalë triumfuese në Festivalin ”Cicërimat buzë Ibrit” në Mitrovicë, edhe pse kishte një konkurrencë të pashoq me moshatarët e saj, nga qytete të ndryshme shqiptare.

Stina, pas një konkurrimi më fëmijë nga Mitrovica, Prishtina, Ferizaj e Kërçova, kishte arritur të marrë dy çmime të rëndësishme, pas kishte përformuar suksesshëm, me paraqitje e saj skenike, e në interpretim të një  kënge profesionale të realizuar dhe incizuar në Tiranë, nga profesionistët Suela Tukaj-autore teksti, Shkodrani Tolaj- kompozitor, dhe Jetmir Mehmeti- orkestrues.

 E veshur më shije dhe më buzëqeshje engjëllore, Stina arriti të rrëmbejë zemrat e publikut dhe jurisë, duke marrë çmimin më të lartë të jurisë për krijime të reja që ishte, "çmimi Special" i Festivalit. 

Ne këtë festival u interpretuan 7 këngë të dëgjuara” live” dhe 10 krijime të reja, në mesin e të cilave “Zëri i zemrës” i Stina Binakaj, e cila ishte jashtë çdo konkurrence dhe fituese e pa diskutueshme. Pos këtij çmimi, Stina Binakaj ka marrë edhe çmimin për "Prezantim Skenik", për të cilën kishin dhënë kontribut të çmuar edhe shoqet e saja, të shkollës ”Ardhmëria”: Engji Mustafaj, Yllka Berisha, Flutura Lokaj e Albina Demhasaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test