Vdes Warrel Dane, vokalisti i Sanctuary dhe Nevermore

Muzikë

Vdes Warrel Dane, vokalisti i Sanctuary dhe Nevermore

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:26
Warrel Dane

Këngëtari i Sanctuary dhe Nevermore, Warrel Dane, ka vdekur nga sulmi në zemër sa ishte në Sao Paulo në Brazil.

Dane vdiq gjatë mesnatës së të mërkurës, më 13 dhjetor, në apartamentin që këngëtari e shfrytëzonte për të incizuar këngët e tij.

Johnny Moraes, kitaristi i bendit solo të Dane-t, ishte me këngëtarin kyr ky i fundit kishte pësuar sulm në zemër.

Ai kishte tentuar ta shpëtonte, por ndonëse shërbimet emergjente kishin ardhur shumë shpejtë, ai veçse kishte vdekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat