Kitaristi legjendar dhe bashkëthemeluesi i grupit muzikor AC/DC) ndërroi jetë sot, në moshën 64- vjeçare, pas tre vjetësh luftë me demencën, për shkak të së cilës u detyrua të tërhiqej nga grupi.
"Me keqardhje të madhe, AC / DC njofton se Malcolm Young ka ndërruar jetë”, ka njoftuar grupi muzikor përmes një deklarate për media.
Ai ndërroi jetë pranë familjes, në shtëpi. Young, së bashku me vëllain e tij Angus, formoi grupin legjendar të zhanrit rock në vitin 1975, në Australi.