Njomza futet në listën e këngëve më të dëgjuara në Amerikë

Muzikë

Njomza futet në listën e këngëve më të dëgjuara në Amerikë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 23:40
Njomza

“Sad for you” është album i përbërë nga shtatë këngë.

Këngëtarja shqiptare Njomza, e cila javën e kaluar ka lansuar albumin e saj të parë, menjëherë po shënon sukseset e saj të para.

Albumi “Sad for you” nga Njomza është futur në listën e 100 albumeve më të mira aktualisht në Amerikë, momentalisht në pozitën e 28-të. 

“Sad for you” është album i përbërë nga shtatë këngë. Njomza vetë ka njoftuar në Twitter se është e lumtur që albumi po pëlqehet.

Njomzaka lindur në Chicago të Amerikës, me prindër shqiptarë. Ajo ka nisur të këndojë në moshën pesë vjeçare ndërsa në moshën 14 vjeçare ajo formoi bendin muzikor “Scarlett”.

Ajo është zbuluar nga Mac Miller ndërsa ka nisur të merret me muzikë tash e tre vite.
Njomza Vitia është 22 vjeçare, e lindur në vitin 1994.

Image
Lista
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat